Vaksina kundër gripit sezonal e efektshme edhe ndaj H1N1?


Vaksina kundër gripit sezonal e efektshme edhe ndaj H1N1? Shkencëtarët meksikanë pretendojnë se kanë zbuluar prova sipas të cilave vaksina kundër gripit të zakonshëm sezonal mund të sigurojë mbrojtje edhe ndaj gripit të ri pandemik A(H1N1).
Ata zbuluan se personat që ishin vaksinuar kundër gripit sezonal, ishin më pak të prirur për t'u prekur apo humbur jetën për shkak të gripit të derrave, krahasuar me ata që nuk ishin vaksinuar kundër gripit sezonal. "Këto rezultate duhen marrë në konsideratë me kujdes dhe në asnjë mënyrë nuk duhet interpretuar sikur vaksina sezonale zëvendëson atë kundër gripit pandemik A/H1N1", deklaroi Lourdes Garcia-Garcia dhe disa nga kolegët e tij të Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik në Cuernavaca, për revistën mjekësore britanike. Por ata deklaruan se zbulimi i tyre mund të jetë një lajm i mirë për personat që janë vaksinuar kundër gripit sezonal, veçanërisht tani që qeveritë po nisin të shpërndajnë vaksinën e re të H1N1. Ndwrkohw qw pjesa më e madhe e studimeve kanë treguar se vaksina e përvitshme kundër gripit siguron pak ose aspak mbrojtje ndaj gripit të ri pandemik, dhe kjo për shkak se ato janë mjaft të ndryshëm. /Start/

0 comments:

Post a Comment