Kanceri i lëkurës mund të trashëgohet


Edhe pse duhet të respektohen këshillat për t’u mbrojtur nga dielli, për dikë kjo mbrojtje nuk mund të ndihmojë.
Studimet e reja pohojnë se kanceri i lëkurës mund të jetë i trashëguar. Personat të cilët në familjen e tyre kanë dikë të sëmurë nga kanceri i lëkurës, janë më të rrezikuar që edhe ata të sëmuren nga kjo sëmundje malinje. Një grup studimesh kanë vërtetuar se melanoma dhe disa llojet tjera kaceresh të lëkurës trashëgohen, mirëpo shkencëtarët e kanë të vështirë të kuptojnë nëse te këto raste kanceri vjen si pasojë e trashëgimisë gjenetike ose si pasojë e ndikimit të ambientit. Për këtë arsye, shkencëtarët nga Universiteti Queensland janë munduar të zbulojnë shkakun e vërtetë, duke analizuar binjakët, njëri nga të cilët kishte melanomë. Sipas rezultateve të tyre, është treguar se personat të afërmit e të cilëve vuajnë nga ndonjë lloj i kancerit të lëkurës kanë prirje më të madhe që edhe ata të sëmuren nga ndonjë formë e kancerit.

0 comments:

Post a Comment