Kanceri i lëkurës mund të trashëgohet

0 comments Tuesday, October 13, 2009

Edhe pse duhet të respektohen këshillat për t’u mbrojtur nga dielli, për dikë kjo mbrojtje nuk mund të ndihmojë.
Studimet e reja pohojnë se kanceri i lëkurës mund të jetë i trashëguar. Personat të cilët në familjen e tyre kanë dikë të sëmurë nga kanceri i lëkurës, janë më të rrezikuar që edhe ata të sëmuren nga kjo sëmundje malinje. Një grup studimesh kanë vërtetuar se melanoma dhe disa llojet tjera kaceresh të lëkurës trashëgohen, mirëpo shkencëtarët e kanë të vështirë të kuptojnë nëse te këto raste kanceri vjen si pasojë e trashëgimisë gjenetike ose si pasojë e ndikimit të ambientit. Për këtë arsye, shkencëtarët nga Universiteti Queensland janë munduar të zbulojnë shkakun e vërtetë, duke analizuar binjakët, njëri nga të cilët kishte melanomë. Sipas rezultateve të tyre, është treguar se personat të afërmit e të cilëve vuajnë nga ndonjë lloj i kancerit të lëkurës kanë prirje më të madhe që edhe ata të sëmuren nga ndonjë formë e kancerit.
read more “Kanceri i lëkurës mund të trashëgohet”

Soja zgjat jetën

0 comments

Falë izoflavoneve të pranishme në të, soja është futur në grupin e ushqimeve të cilat zgjasin jetën, shkruan në "Nutrition Bulletin".
Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Newcastle, pohojnë se izoflavon daodzeina e pranishme në sojë, aktivizon një numër të madh reaksionesh të ADN-së.Si rezultat përfundimtar i këtij procesi, aktivizohet proteina sirtuin 1, e cila edhe nga studimet e mëparshme është konsideruar se zgjat jetesën dhe vitalitetin.Deri më tani janë zbuluar tre elemente të cilat konsiderohen si jetëzgjatëse: reduktimi i konsumimit të kalorive, konsumimi i rregull i resveratrolit (i pranishëm në rrush të zi) dhe konsumimi i rregullt i sojës.
read more “Soja zgjat jetën”

Mposhtni depresionin me ushqim mesdhetar

0 comments Friday, October 9, 2009

Jeni depresivë? Konsumoni ushqim mesdhetar dhe ndihmoni vetes që të ndjeheni më mirë.
Që më herët është vërtetuar se ushqimi mesdhetar është i shëndetshëm, ndërsa tani është zbuluar se ky ushqim ndikon pozitivisht në disponim. Në një studim ku janë përfshirë 10.000 njerëz për një periudhë katërvjeçare është treguar se njerëzit të cilët konsumojnë më shumë pemë, perime dhe drithëra (pjesë e ushqimit mesdhetar, ku përfshihet edhe peshku, vaji i ullirit etj.), janë për 30% më pak depresivë.
read more “Mposhtni depresionin me ushqim mesdhetar”

Vaksina kundër gripit sezonal e efektshme edhe ndaj H1N1?

0 comments

Vaksina kundër gripit sezonal e efektshme edhe ndaj H1N1? Shkencëtarët meksikanë pretendojnë se kanë zbuluar prova sipas të cilave vaksina kundër gripit të zakonshëm sezonal mund të sigurojë mbrojtje edhe ndaj gripit të ri pandemik A(H1N1).
Ata zbuluan se personat që ishin vaksinuar kundër gripit sezonal, ishin më pak të prirur për t'u prekur apo humbur jetën për shkak të gripit të derrave, krahasuar me ata që nuk ishin vaksinuar kundër gripit sezonal. "Këto rezultate duhen marrë në konsideratë me kujdes dhe në asnjë mënyrë nuk duhet interpretuar sikur vaksina sezonale zëvendëson atë kundër gripit pandemik A/H1N1", deklaroi Lourdes Garcia-Garcia dhe disa nga kolegët e tij të Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik në Cuernavaca, për revistën mjekësore britanike. Por ata deklaruan se zbulimi i tyre mund të jetë një lajm i mirë për personat që janë vaksinuar kundër gripit sezonal, veçanërisht tani që qeveritë po nisin të shpërndajnë vaksinën e re të H1N1. Ndwrkohw qw pjesa më e madhe e studimeve kanë treguar se vaksina e përvitshme kundër gripit siguron pak ose aspak mbrojtje ndaj gripit të ri pandemik, dhe kjo për shkak se ato janë mjaft të ndryshëm. /Start/
read more “Vaksina kundër gripit sezonal e efektshme edhe ndaj H1N1?”

Ndahet çmimi Nobel për mjekësi

0 comments Tuesday, October 6, 2009

Elizabeth Blackburn nga Universiteti i Kalifornisë, së bashku me Carol Greider nga Universiteti Johns Hopkins dhe Jack Szostak Instituti Mjekësor Howard Hughes, janë fituesit e sivjetmë të çmimit Nobel për mjekësi.
Tre shkencëtarët do të ndajnë rreth një milionë euro (1.4 milionë dollarë) për zbulimin e tyre se si janë të mbrojtura kromozomet. Treshja ka zbuluar se telomeret (pjesë të kromozomit) dhe enzima telomerazë i mbrojnë kromozomet gjatë ndarjes së qelizave. Brenda kësaj jave do të ndahen edhe çmimet Nobel për fizikë, kimi, letërsi dhe paqe.
read more “Ndahet çmimi Nobel për mjekësi”

Edhe një efekt i dëmshëm i duhanpirjes në shtatzëni

0 comments

Fëmijët, nënat e të cilëve kanë pirë duhan gjatë shtatzënisë, janë më të rrezikuar që të vuajnë nga simptomat psikotike, siç janë deluzioni dhe halucinacionet, njoftojnë shkencëtarët britanikë.
Në një studim ku janë përfshirë një grup fëmijësh 12-vjeçarë është treguar se këto simptoma ishin për 20 % më të shpeshta te fëmijët nënat e të cilëve kishin qenë duhanpirëse edhe gjatë shtatzënisë. Shkencëtarët nga universitetet e Cardiffit, Nottinghamit, Bristolit dhe Warwickut, pohojnë se rreziku për shfaqjen e këtyre simptomave ishte për 84%, nëse nënat e tyre çdo ditë kishin tymosur nga 20 cigare Llogaritet se 15% e femrave vazhdojnë të pinë duhan edhe gjatë shtatzënisë.
read more “Edhe një efekt i dëmshëm i duhanpirjes në shtatzëni”

Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse

0 comments Saturday, October 3, 2009
Mënyra më e mirë, më e shëndetshme dhe më e lirë për ta ushqyer foshnjën tuaj në muajt e parë të jetës padyshim se është gjidhënia.

Ass. Dr. Alije Keka – Sylaj

Gjidhënia jo vetëm që siguron ushqimin për foshnjën tuaj, por, gjithashtu edhe mbrojtjen, dashurinë dhe stimulimin e vazhdueshëm social, duke siguruar kështu rritje dhe zhvillim të shëndoshë fizik dhe psikik për fëmijën tuaj, e po ashtu ka rol shumë të rëndësishëm edhe për vet shëndetin tuaj.

Pothuajse të gjitha nënat gjatë gjidhënies shpeshherë kanë dilema për atë se sa dhe çka duhet të ngrënë. Ato, shpeshherë nga frika se nuk do të kenë qumësht të mjaftueshëm, hanë më tepër se sa që duhet ose edhe ju shmangen disa llojeve të ushqimit nga frika se ato do të ndikojnë negativisht në gjidhënie. Asnjë ushqim i komplikuar dhe asnjë dietë speciale nuk janë të nevojshme gjatë kohës së gjidhënies. Duhet ngrënë ushqim i llojllojshëm që i plotëson nevojat ditore energjetike të gruas gjidhënëse. Nëna e cila i jep një fëmije gji, duhet ngrënë 500 kcal apo ¼ më tepër sesa që ngrënë një grua e rritur dhe e shëndoshë e cila nuk është shtatzënë ose gjidhënëse. Assesi nuk duhet ngrënë si njihet në popull “sa për dy veta”, kurse diçka më tepër duhen proteina, kalcium dhe të gjitha vitaminat.

Çka duhet ngrënë dhe pirë?

Është e rëndësishme për të ngrënë ushqim të llojllojshëm duke përfshirë:

* sasi të mjaftueshme të pemëve dhe perimeve (të freskëta, të ftohta, të konservuara, ose në formë të lëngjeve), si burim i rëndësishëm i vitaminave, * drithëra si bukë, brumëra, oriz dhe patate për energjinë shtesë që iu nevojitet, * mish pa dhjam dhe mish të pulës, peshk, ve si burim i rëndësishëm i proteinave të nevojshme,

* qumësht dhe produktet e tij si djathë, kos - si burim i rëndësishëm i kalciumit dhe proteinave.

Nevojat për lëngje janë diçka më të mëdha. Më së miri është që uji dhe lëngjet të pihen sipas etjes e cila te shumica e nënave gjidhënëse është më e rritur. Mund të pihen lëngje të pemëve, qumësht ose kos i holluar. Nuk është e vërtetuar se ndonjë pije e veçantë apo qumështi kanë ndikim galaktogjen (rrit sasinë e qumështit të prodhuar), por nëse ju vëreni se ndonjë nga pijet e veçanta ka ndikim të tillë, vazhdoni të pini. Tek ne në popull është e njohur se, kosi i holluar, ka një veprim të tillë; poashtu nga përvoja e disa nënave gjidhënëse, lëngu i portokallit dhe lëngu i limonit kanë një veprim të tillë.

Është mirë që çdo herë para gjidhëniës të pihen një ose dy gota ujë ose lëngje. Nëse keni etje, kjo do të thotë se nuk pini shumë, nëse urinoni rrallë dhe urina juaj ka ngjyrë të errët dhe erë të rëndë, poashtu është shenjë se nuk pini sa duhet. Pirja, posaçërisht duhet të rritet kur djersiteni (si gjatë verës apo kur aktiviteti i juaj fizik është i rritur). Duhet të keni kujdes për sasinë e kafesë dhe të çajit indian (çaji i rusit), pasi përbërësit e tyre mund të kalojnë në qumështin tuaj dhe të ndikojnë në gjumin e foshnjës ose ta bëjnë atë të bezdisshëm; poashtu duhet t’iu shmangeni pirjes së pijeve alkoolike.

Ushqime duhet shmangur?

Ngrënia e peshkut është shumë e rëndësishme për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës tuaj, por nuk duhet ngrënë më shumë se 2 porcione të peshkut vajor në javë. Peshku vajor përfshin tunën e freskët (jo tunën e konservuar - e cila nuk merret si peshk vajor), sardina, trofta.

Ndonjëherë disa lloje të ushqimit që i merr nëna mund të shkaktojnë mundim, kolika (ngërçe) apo çrregullim të defekimit të fëmijës, si psh. disa erëza, si, hudhra, qepa, lakra, fasulja, domatja, brokoli, kajsitë, dardha, çokolada dhe nëse mendoni se ndonjë ushqim që ju ngrëni po i shkakton probleme të tilla fëmijës tuaj, mos ndaloni ta ngrëni pa e konsultuar mjekun. Sepse, duhet ta dini, është normale për fëmijët në gji që të kenë pengesa të tilla për shkak të sasisë së ajrit që disa fëmijë e thithin njëkohësisht gjatë thithjes së gjirit, sidomos në tre muajt e parë të jetës. Poashtu, nënat e fëmijëve me histori familjare me alergji serioze nga ushqimi, duhet t’iu shmangen ushqimeve të tilla.

Ushqimet që më së shpeshti shkaktojnë alergjinë janë, kikirikët, qumështi, vetë, peshku. Nëse ju mendoni se ndonjëri nga ushqimet ka shkaktuar alergji tek fëmija juaj, për shembull ndryshime lëkurore, atëherë provoni t’iu shmangeni atij lloji të ushqimit për ta vërtetuar këtë dyshim. Pirja e duhanit gjatë kohës së gjidhëniës duhet të ndalohet. Gratë që pinë duhan, prodhojnë më pak qumësht dhe më herët e ndalin gjidhënien, kurse tek fëmijët e tyre mund të lajmërohet mundim, vjellje, dhembje në bark dhe barkqitje si dhe pasoja të tjera të cilat janë në hulumtim e sipër. Fëmija duhet të largohet nga ambienti ku ka tym, pasiqë pirja pasive e duhanit, siç është e njohur, ndikon në shëndetin e fëmijës tuaj negativisht, infeksionet respiratore si dhe vdekjet e papritura të foshnjave janë më të shpeshta.

Problem edhe më të madh paraqet kur nëna është e varur nga droga. Nëse motivi i nënës nuk e shtyn atë të heq dorë nga marrja e drogës, atëherë ajo nuk duhet t’i jap fëmijës gji, sepse të gjitha drogat kalojnë në qumësht dhe tek fëmija mund të shkaktojnë helmim ose varshmëri.

Për gjidhënie të suksesshme nuk është asgjë më me rëndësi se sa ndjenja e gëzimit, kënaqësisë dhe sigurisë së nënës. Gjidhënësja duhet maksimalisht t’i ikë lodhjes së tepërt, të jetë e qetë dhe në disponim të mirë. Faktorët që ndikojnë negativisht në gjidhënie dhe në sasinë e pakët të qumështit janë: frika, lodhja, brengosja, të ftohtit, dhembja, pirja e duhanit dhe alkoolit. Kurse si faktor që ndikojnë pozitivisht janë thithja e fëmijës, ngacmimi i thimthave, shikimi i fëmijës gjatë gjidhënies, pushimi, të nxehtit, stabiliteti psikik, orgazma.

Humbja e peshës

Nuk është ide e mirë që të provohet të humbet peshë derisa ju keni fëmijën në gji, sepse, ju nevojitet energji e mjaftueshme për përkujdesje si dhe mund t’iu shmangeni materieve ushqyese që janë të nevojshme për të, e poashtu toksinat e liruara nga aktiviteti i tepërt fizik mund të kalojnë përmes qumështit te fëmija. Ju duhet të dini se yndyra e tepërt që e keni fituar gjatë shtatzënisë, tani shfrytëzohet për prodhim të qumështit, kështu që vet gjidhënia do t’iu ndihmoj të humbni peshë dhe të ktheheni më shpejt në peshën që e keni pasur. Nëse ju hani ushqim të balancuar, kufizoni sasinë e yndyrave, sheqerit dhe jeni fizikisht aktive, gjidhënia do t’iu ndihmoj që të humbni peshën e tepërt.

Sa i përket jetës seksuale gjidhënia nuk paraqet kurrfarë pengese dhe anasjelltas, jeta seksuale mund të vazhdohet zakonisht 6 javë pas lindjes, kur zakonisht ndodh pastrimi dhe pasi është kryer kontrolli gjinekologjik, 6 javë pas lindjes.

read more “Ushqimi dhe mënyra e jetës së nënave gjidhënëse”